Arsenali mbrëmë fitoi, por Emery e merr një lajm shumë të keq

Mesfushori armen i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, mund të mos luajë ditën e diel në përballjen ndaj Everton, pasi është dëmtuar në gju gjatë ndeshjes që “topçinjtë” luajtën në Europa League, ndaj Vorskla.

Sport

21/09/2018 20:49

Sipas një deklarate të bërë nga klubi londinez, 29-vjeçari ka pësuar një dëmtim, që mund ta lërë në stol apo në tribunë në ndeshjen e radhës, ndërkohë që probleme fizike kanë edhe Sead Kolasinac, Ainsley Maitland-Niles e Carl Jenkinson.

Por këta të 3 do të rikthehen vetëm muajin e ardhshëm.

Dëmtimi i armenit nuk është i rëndë dhe ai pritet të mungojë vetëm një javë në Premier League dhe të jetë në dispozicion të skuadrës pas 10 ditësh. Mjekët thonë se Mkhitaryan ka nevojë për pushim absolut 48 orë, çka mund ta lërë në stol në takimin ndaj Everton.

Mkhitaryan, i ardhur në janar tek Arsenali, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të trajnerit Unay Emery në këtë fillim-sezoni, por duket se fati i keq e ka ndjekur në ndeshjen e Europa League, ku është dëmtuar (Arsenal fitoi 4-2 ndaj Vorskla).

Rezultate imazhesh për mkhitaryan arsenal injury