Arsenali, leksione futbolli Galatasarayt (Video)

Arsenali ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1 në udhëtim te skuadra turke, Galatasaray, e cila këtë sezon kishte një formë katastrofale në Ligën e Kampionëve.

Sport

09/12/2014 22:46

Ndeshja filluan shumë mirë për Gunnersat, pasi në minutën e 3’ të takimit, Lukas Podolski shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 11’ Aaron Ramsey shënon për të dyfishuar epërsinë e Arsenalit, para se në minutën e 29’ të shënojë golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Në minutën e 89’ Sneijder ngushton epërsinë e mysafirëve, para se Podolski në minutën e fundit, të shënojë golin e dytë personal dhe të katërtin për Arsenalin.

Pavarësisht fitores, Arsenali mbetet në vendin e dytë të Grupit D, me 13 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi, mirëpo gjermanët kanë golaverazh më të mirë.

Video