Arsenal nuk i ndahet Romës, tani e kërkon këtë lojtar

Arsenal është shumë afër të bëjë një transferim gjigant nga Serie A.

Merkato

17/01/2019 12:10

Arsenal thuhet se ka folur me agjentin e Nicolo Zaniolo, por Roma mbetet e vendosur të mos e shes mesfushorin sulmues.

Sipas gazetarit Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, shefat e skuadrës londineze, Unai Emery dhe Raul Sanllehi kanë arritur te Claudio Vigorelli, i cili përfaqëson mesfushorin italian, përcjell lajmi.net.

‘Gunners’ janë të interesuar në nënshkrimin e 19-vjeçarit për sezonin e ardhshëm, por gazetari italian raporton se Roma dëshiron t’i zgjatë kontratën e mesfushorit deri në 2024 .

Zaniolo është duke shkëlqyer që kur arriti nga Interi në këmbim të Radja Nainggolan verën e kaluar, duke shënuar golin e tij të parë – ndërsa tani krahasohet me Francesco Tottin

Ai gjithashtu u bë lojtari i katërt i katërt në histori të Italisë që ftohet nga kombëtarja para se të debutonte në Serie A në shtator. /Lajmi.net/