Arsenal konfirmon bisedimet për Superligën e Evropës

Arsenal ka konfirmuar se janë përfshirë në diskutimet për krijimin e Superligës së Evropës, por kanë insistuar se nuk duan ta braktisin Premierligën.

Sport

17/11/2018 08:25

Revista gjermane Der Spiegel ka raportuar se disa klube të mëdha të kontinentit evropian kanë qenë në bisedime për largimin nga Liga e Kampionëve, e po ashtu edhe nga ligat nacionale për të krijuar një garë të re me skuadrat më të mëdha të Evropës.

Superliga raportohej se do të përfshinte 16 skuadrat më të mira të Evropës, të cilat janë të lodhur nga ndarja e të ardhurave në ligat e tyre nacionale dhe në Ligën e Kampionëve.

Në bisedime për pjesëmarrje në Superligë ka qenë edhe Arsenali. Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj skuadre, Vinai Venkatesham

“Arsenal nuk është ose nuk ka qenë kurrë i interesuar të luajë në ndonjë garë që dobëson Premierligën”, ka thënë Venkatesham, përcjell ‘lajmi.net’.

“Premierliga është liga kryesore në botë në sportin kryesor, ne nuk duam të bëjmë asgjë për ta dëmtuar”.

“Kam parë artikuj që Arsenal do të largohet, ne kurrë nuk kemi dashur të bëjmë diçka të tillë. Por, ne gjithashtu duhet të pranojmë se duhet të jemi në këto bisedime, ose nuk do të jemi përgjegjës”.

“Ne duhet të jemi në bisedime, por kjo nuk do të thotë se i mbështesim ata”./Lajmi.net/