Arsenal insiston për N’Zonzin

Arsenal ka rikthyer interesimin për mesfushorin Steven N’Zonzi.

Sport

07/07/2018 17:13

Skuadra e Arsenalit ka rihapur bisedimet me Sevillian, për një marrëveshje të mundshme për Steven N’Zonzi, raporton Sky Sports.

Reprezentuesi i Francës është objektiv i Arsenalit që një kohë të gjatë, e ky interesim po vazhdon edhe pas ardhjes në krye të trajnerit Unay Emery.

N’Zonzi aktualisht ndodhet në Kupën e Botës me Francën, ku kanë arritur deri në gjysmëfinale./Lajmi.net/