Arsenal e zë në befasi Perisicin me këtë ofertë

Ivamn Perisic është shumë afër të kalojë te Arsenali.

Merkato

29/01/2019 10:01

Ivan Perisic po largohet nga Interi për tu transferua te Arsenali.

Anësori kroat ka arritur marrëveshje personale me skuadrën londineze gjersa mbetet marrëveshje me nerazurët, përcjell lajmi.net.

Arsenal i ka ofruar Perisicit një pagë prej 250 mijë funtesh në javë, ndërsa ai do të kalojë në Emirates në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Nëse kroati arrin ta tregoj veten në Emirates, atëherë topçinjtë do t’i marrin shërbimet e tij në një marrëveshje permanente. /Lajmi.net/