Arrihet marrëveshja: Real Madrid e transferon yllin e madh

Real Madrid e ka siguruar transferimin e parë.

Sport

27/11/2018 09:29

Real Madrid duket se dëshiron të bëjë disa ndryshime befasuese në skuadër.

Skuadra spanjolle nuk është e kënaqur me rezultatet që po merr në këtë sezon, andaj do t’i largoj disa lojtarë, për ta liruar vendin për transferimet e reja, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Daily Express’, Real Madrid ka arritur marrëveshje me Brahim Diaz.

Talenti do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon, ndërsa do të kaloj me parametra zero në ‘Santiago Bernabeu’. /Lajmi.net/