Arrihet marrëveshja, Morata në Serie A

Juventus rikthen yllin nga Londra.

Sport

07/05/2018 14:58

Alvaro Morata do të rikthehet në Torino.

Sipas “Rai Sport”, Juventus ka arritur marrëveshjen me Chelsean për blerjen e kartonit të sulmuesit në fjalë duke ngritur në peshë edhe zemrat e tifozëve.

Rikthimi i tij në Torino pritet të jetë i bujshëm për vetë lëvizjet që ka bërë kohët e fundit sulmuesi.

Morata njihet për rikthimet e tij të bujshme siç ishte ai nga Reali tek Juventusi dhe më pas ikja në Madrid.

Tashmë rikthimi do të bëhet nga Chelsea.