Arrestohet shqiptari, iu gjetën 30 kg drogë nën krevat
Një 24-vjeçar shqiptar u vu në pranga në Bergamo të Italisë, për posedim të lëndëve narkotike.

Lajme
R., 24 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe leje të rregullt qëndrimi, është vënë në pranga pas një kontrolli që policia ka ushtruar në apartamentin e tij.
Karabinierët kanë gjetur nën krevatin ku flinte 30 kg lëndë narkotike, prej të cilave 10 heroinë dhe 20 kokainë.
Droga ishte ndarë në kallëpe dhe ishte e destinuar për tregun vendas.