Arrestohet në Maqedoni fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka

Është arrestuar në mesditën e sotme fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka.

Lajme

02/11/2017 15:38

Ai ishte i akredituar nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të raportuar rreth shpalljes së aktgjykimit në rastin “Kumanova”.

Indeksonline mëson nga dëshmitarët se Blerim Uka është arrestuar jashtë gjykatës gjersa ishte duke ushtruar detyrën e tij.