‘Arma’ e Liverpoolit për fitore ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve

Liverpool ka një armë të fortë për ta kërkuar fitoren në finalen e Kievit.

Sport

26/05/2018 10:24

Liverpool dhe Real Madrid takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” konsiderohen si favorit por “Reds” kanë një armë të fortë për ta kërkuar fitoren në finalen e Kievit.

Mediat angleze shkruajnë se menaxheri Jurgen Klopp mbështetet te treshja sulmuese Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino për ta mposhtur Real Madridin, përcjell “lajmi.net”.

Salah, Mane dhe Firmino janë treshja që inspiroi Liverpoolin me golat e tyre deri tek finalja e madhe në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/