Ardhja e Sanchezit sjell largimin e një super ylli nga Man Utd

Manchester United është në negociata me Arsenalin për të marrë sulmuesin kilian Alexis Sanchez dhe në shkëmbim Wenger ka kërkuar pikërisht Henrikh Mkhitaryan.

Sport

16/01/2018 09:44

Ndonëse premtoi se do ta hidhte në fushë, në sfidën ndaj Stoke City, Mourinho nuk e grumbulloi fare fantazistin armen, Mkhitaryan.

Manchester United është në negociata me Arsenalin për të marrë sulmuesin kilian Alexis Sanchez dhe në shkëmbim Wenger ka kërkuar pikërisht fantazistin armen, ndaj edhe Mourinho nuk e ka grumbulluar sot.

Mediet angleze raportojnë se 2 klubet janë shumë pranë marrëveshjes, me Sanchezin që do t’i shtohet organikës së United-it dhe Mkhitaryan që do të marrë vendin që do të lërë bosh Ozil, edhe ky më valixhet gati te Arsenali.