Ardhja e Can në Juventus largon një yll të madh nga Torino

Në rast të ardhjes së Emre Can nga Liverpool, Sami Khedira mund të largohet nga Juventus.

Sport

11/05/2018 10:59

Juventus është duke konsideruar mundësinë e largimit të Sami Khediras.

“Corriere dello Sport” raporton se në rast të ardhjes së Emre Can nga Liverpool, Khedira mund të largohet nga Torino.

Can spekulohet se do të transferohet te “Bianconerët” gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Ardhja e tij mund të përcillet me largimin e Khediras. /Lajmi.net/