Apple pritet të arrijë rekordin më të madh të shitjeve në histori të saj

Apple pritet që të raportojë fitimin më të madh vjetor në historinë e saj këtë shtator falë kërkesës së madhe për iPhone.

Auto & Tek

18/07/2015 09:25

Kompania ka fituar $52.5 miliardë në këtë vit fiskal, pohojnë analistët, duke hedhur poshtë frikën se markat e suksesshme në Kinë do të tejkalojnë Apple në tregjet fitimprurëse.

Kjo vjen pasi që Apple ka raportuar fitimin më të madh ndonjëherë në tremujorin e kaluar të arritur nga produktet e kompanisë – që është një fitim prej $18 miliardë, transmeton Lajmi.net.

Shifrat sugjerojnë se fitimi historik u arrit nga shitjet e modeleve të reja të iPhone dhe Mac. Apple theu rekord të ri duke shitur 74.5 milionë iPhone vetëm gjatë Krishtlindjeve pas lansimit të iPhone 6, që përbën më shumë se një të tretën e të ardhurave tremujore të firmës.

Dhe kompania tani është duke u përgatitur për të thyer rekordin e shitjeve të modelit të ri iPhone 6S, duke prodhuar rreth 90 milionë copë para lansimit zyrtar. (Lajmi.net)