Apple Pay në dispozicion më 20 tetor

Shumë shpejt do të prezantohet edhe platforma Apple Pay, platformë kjo për pagesa përmes celularit.

Auto & Tek

03/10/2014 20:29

Platforma për pagesa përmes celularit është caktuar të lansohet si pjesë e përditësimit të ri të iOS 8 më 20 tetor, transmeton Lajmi.net.

Apple Play përdorë teknologjinë NFC. Përdoruesit e iPhone 6 dhe 6 Plus do të jenë në gjendje për të paguar gjëra vetëm duke e afruar celularin e tyre afër terminaleve të caktuara për pagesa dhe duke e verifikuar identitetin e tyre përmes shenjave të gishtrinjve.

PayPal e përjashtoi mundësinë e bashkpunimit me Apple në këtë aspekt, pasi që ajo është në partneritet me Samsung në celularin Galaxy S5.

Të hënën u raportua se iOS 8.1 beta përfshinte disa preferenca për Apple Pay në iPad.

Me këtë platformë të re Apple do të përfitojë shumë nga bankat.