Apple me shitje rekorde të iPhone

Rezultatet tremujore të Apple Inc thyen pritshmëritë e Wall Street me një shitje rekorde të iPhone në sezonin e pushimeve me një rritje prej 70% të shitjeve në Kinë, duke e vënë kompaninë në fitimin më të madh në gjithë historinë e saj.

Auto & Tek

28/01/2015 14:05

Kompania ka shitur 74.5 milionë iPhone në tremujorin e parë fiskal që përfundoi më 27 dhjetor, përderisa shumë analistë kishin pritur më pak se 70 milionë shitje.

Të ardhurat u rritën në $74.6 miliardë nga $57.6 miliardë vetëm më herët këtë vit, transmeton Lajmi.net.

Fitimi prej $18 miliardë ishte më i madhi që ishte raportuar nga një kompani publike në mbarë botën, sipas analizave të Howard Silverblatt nga S&P.

Apple grumbulloi $178 miliardë dollarë, mjaftueshëm sa për të blerë IBM-në apo barabartë sa $556 për çdo amerikan.