Apple lanson edhe iOS 8.2 me mbështetje për orën

Apple është duke lansuar sot iOS 8.2 me një mbështetje për orën e saj.

Auto & Tek

09/03/2015 19:29

Përditësimi është një përditësim i vogël, por është diçka që kushdo që dëshiron ta blejë një orë të Apple duhet ta ketë. Kjo për shkak që ky përditësim mundëson lidhjen e iPhone me orën, kështu që për t’u bërë kjo nevojitet iOS 8.2

Për më tepër, përditësimi nuk ka diçka të re përveç aplikacionit Research Kit dhe disa përmirësimeve dhe rregullimeve të disa problemeve, transmeton Lajmi.net.

Ndryshimet më të mëdha të Apple priten në iOS 8.3, që do të sjellë një mbështetje për CarPlay dhe një tastierë të re e cila do të jetë e mahnitshme sa i përket emotikonave.

Raportohet gjithashtu që iOS 8.4 do të sjellë shumë të reja madhore në pajisjet e Apple.