Apple do të shtojë dizajnin prej ari edhe në linjën e iPad

Dashuria e madhe e Apple për dizajnin e arit siç duket po shihet edhe në qëllimin e kompanisë për të zgjeruar këtë lloj dizajni në produktet e saj.

Auto & Tek

02/10/2014 20:49

Kompania është duke planifikuar që të prezantojë ngjyrën prej ari si një opsion të ri në zgjerimin e shitjeve të tabletëve.

Dizajnet mbrapa prej ari për iPad-ët 9.7 inç pritet të lansohen në mes të tetorit, transmeton Lajmi.net.

iPad-ët prej ari do t’i bashkohen produkteve të tjera të cilat janë punuar në këtë lloj metali (ose ngjyre), duke përfshirë iPhone 5S dhe orën e Apple, e cila do të jetë në dispozicion në 18-karat ari. 

Një ide se si një iPad prej ari do të dukej e ka shfaqur Stuart Hughes – një dizajner i veglave luksoze. Ai e ka bërë një parashikim se si do të dukej një iPad prej ari, parashikim ky që shihet në fotografinë më lartë.

Apple me futjen e dizajnit prej ari në linjën e iPad-ve ka për qëllim që të rritë shitjet e këtyre tabletëve.