Apple do të lansojë një iPhone 4 inç së bashku me iPhone 7

Analistët besojnë se Apple do të lansojë një iPhone 4 inç së bashku me modelin e ardhshëm iPhone 7.

Auto & Tek

06/11/2015 23:36

Analisti i famshëm Ming-Chi Kuo beson se Apple do të lansojë një iPhone me madhësi të iPhone 5s.

Celulari i supozuar i ri do të kishte karakteristikat e një iPhone 5s por me veçori të përmirësuara, transmeton lajmi.net.

Celulari do të kishte çipin e njëjti së modeli i ri iPhone 7, dhe disa veçori të reja duke përfshirë edhe sistemin iPanic.

Besohet se, sipas analistit Kuo, iPhone-i 4 inç do të jetë krejtësisht nga metali. (lajmi.net)