Aplikacionet që nuk mund të përgjohen nga CIA – Lajmi.net
Aplikacionet që nuk mund të përgjohen nga CIA
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 0:18, 20 March 2017
CIA si agjencia sekrete më e famshme në botë mund të thyejë dhe të përgjojë gati çdo aplikacion

Wikileaks në më shumë se 8.000 faqe ka bërë të ditur se CIA amerikane ka kryer programin e spiunimit për përdorues në gjithë botën përmes rrugës së telefonave mobilë, internetit, kompjuterëve, por edhe televizorëve të mençur, kamerave dhe pajisjeve tjera.

Në dokumente është pohuar se CIA mund të spiunojë Instant Messaging, aplikacionin Signal, Telegram, WhatsApp, Confide dhe të tjerë, por kjo është e saktë vetëm në mënyrë të pjesshme dhe mundet vetëm nën kushte të veçanta, përmes instalimit të “mjeteve” adekuate në telefon.

Duke iu falënderuar enkriptimit End to End, CIA nuk është në gjendje të lexojë porosi ose t’i shohë ato gjatë dërgimit nga pajisja në pajisje. Megjithatë, në ndonjë mënyrë arrin të hedhë malware (virus) në telefonin e njërit nga përdoruesit, atëherë spiunimi është i mundur.

“Nuk ka fakte se në protokollin e aplikacionit Signal ose cilësdo pjesë të këtij sistemi ta ketë thyer CIA përmes spiunimit”, ka njoftuar kompania Open Whisper Systems, e cila qëndron pas mbrojtjes End to End të aplikacioneve Signal dhe WhatsApp, transmeton TechnoBuffalo.

Kështu që nëse nuk keni malware në telefonin tuaj, i cili do të lexonte porositë nga vetë aplikacionet derisa dërgimi është në proces, atëherë jeni të sigurt plotësisht vetëm me aplikacionet WhatsApp ose Signal./21Media

Fjalët kyçe: Aplikacionet, CIA

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals