Antonio Conte ka një lajm për Kombëtaren e Italisë

Antonio Conte u është përgjigjur spekulimeve për një rikthim në stolin e Kombëtares së Italisë.

Sport

17/11/2017 18:32

Trajneri i Chelsea, është distancuar nga stoli i Italisë, duke pranuar se është shumë i vështirë një rikthim atje.

Italia për momentin është pa trajner, pas shkarkimit të Gianpiero Ventura, që dështoi t’i siguroi një vend për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

“Nuk është një moment i mirë për vendin tim që ka dështuar të kualifikohet në Kupën e Botës. Kjo është një fatkeqësi për ne”, ka deklaruar Conte në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Ju e dini se sa i rëndësishëm është futbolli në Itali. Ka ndodhur tashmë. Sigurisht që ata tani kanë për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe kanë për të përmirësuar situatën”.

“Besoj se në këtë moment është shumë e vështirë dhe nuk është e thjeshtë. Ka shumë spekulime dhe lajme”, ka vazhduar Conte, duke iu përgjigjur spekulimeve që ai mund të rikthehet në krye të kombëtares italiane.

cc
Antonio Conte gjatë festimit të një fitorje në Euro 2016 me Italinë.

 

Conte para se të merrte drejtimin e Chelsea, ishte trajner i Italisë ku në Euro 2016 kishte arritur deri në çerekfinale./Lajmi.net/