Ankthi i Azemit

E përditshmja gjermane “Bild” ka përshkruar ankthin që përjetoi sulmuesi kosovar Ilir Azemi derisa mbeti i ngujuar në veturën e tij pas aksidentit të rëndë për më tepër se gjysmë ore.

Sport

08/08/2014 09:55

Ilir Azemi është më mirë. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës vazhdon trajtimin në spital pas aksidentit të rëndë në trafik në mëngjesin e së enjtes kur u përplas fuqishëm me një furgon.

Por, fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime të rënda që mund t’ia rrezikojnë jetën, kanë njoftuar stafi mjekësor i spitalit.

Azemi kaloi nëpër një ankth të tmerrshëm derisa mbeti i ngujuar në veturën e tij Audi, për rreth 40 minuta, derisa iu ofrua ndihmë duke ia prerë pjesën e epërme të makinës në mënyrë që ta nxjerrin jashtë.

“Ju lutem më ndihmoni”, ishte thirrja e Azemit, i ngujuar në veturën e tij, raporton “Bild”.