Anglezët “kurorëzojnë” Ramseyn (Video)

Mediat angleze kanë filluar ta konsiderojnë golin e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey kundër Galatasarayt si një prej më të bukurve në histori të Ligës së Kampionëve. 

Sport

10/12/2014 13:17

Aaron Ramsey është kritikuar ashpër nga tifozët e Arsenalit, gjatë këtij sezoni, duke dyshuar në aftësitë e tij për t’u shndërruar në lojtar të nivelit botëror.

Por, uellsiani i heshti kritikët me një paraqitje fantastike kundër Galatasarayt, ku realizoi dy gola, përfshirë një të jashtëzakonshëm nga distanca me këmbën e majtë – e dobëta e tij – ku topi përfundoi drejt e në këndin e portës, duke e lënë portierin të shmangur.

Madje, në mediat angleze ky gol ka filluar të konsiderohet si një prej më të bukurve në histori të Ligës së Kampionëve.