Anësori i Chelseat pensionohet nga kombëtarja

Victor Moses është pensionuar nga kombëtarja e Nigerisë.

Sport

15/08/2018 18:14

Lajmin për largimin Moses e ka bërë të ditur nepërmjet twitter duke thënë se ka kaluar momentet më të mira me fanellën e Nigerisë dhe se nuk do ti harroj kurrë ato momente.

“Nga sot largohem nga kombëtarja dhe do të fokusohem ne karrierën me klubin, gjithashtu, po e hapi rrugën për lojtarët e rinjët”, ka thënë Moses.

Moses është vetëm 27 vjeçar dhe ky lajm ishte paksa i papritur.

Moses u paraqit në të trija ndeshjet që Nigeria i luajti në kampionatin botëror. Në total, Moses ka 37 paraqitje me Nigerinë dhe ka shënuar 12 gola. /Lajmi.net/