Andrea Pirlo zhgënjen Milanin

Andrea Pirlo nuk beson se Milani do të luftojë për titull në sezonin e ri në Serie A.

Sport

27/07/2017 18:28

Edhe pse janë skuadra me më së shumti transferime, Pirlo nuk pret që ish skuadra e tij të rivalizojë Juventusin.

“A do të luftojë Milani për titull? Nuk mendoj se po”, ka deklaruar Pirlo për ‘La Repubblica’.

“Kur filloni nga zeroja dhe nënshkruani me 10 lojtarë, ata mund të jenë të mirë, por është e vështirë ta ruani vazhdimësinë”.

“Qëllimi i tyre është Liga e Kampionëve”, ka vazhduar Pirlo./Lajmi.net/