Ancelotti vendos një kusht për postin e selektorit të Italisë

Carlo Ancelotti, favorit për postin e selektorit të Italisë.

Sport

17/11/2017 12:16

Carlo Ancelotti kërkon një projekt serioz dhe është zgjidhja e vetme për 58-vjeçarin, nëse ky i fundit e pason Giampiero Venturen, i cili u shkarkua pasi dështoi ta kualifikojë Italinë në Kupën e Botës Rusia 2018.

Për më tepër, ish trajneri i Milanit, Real Madridit dhe së fundmi Bayern Munichit momentalisht është duke jetuar në Kanada dhe ende nuk ka plane të udhëtojë për në Evropë e lërë më në Itali.

Italia kërkon selektorin e ri pas shkarkimit të Giampiero Venturas. /Lajmi.net/