Ancelotti vendos gjatë Vitit të Ri

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk do të vendosë përfundimisht rreth mundësisë së angazhimit të përforcimeve, deri gjatë Vitit të Ri.

Sport

11/12/2014 18:12

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se do të vendosë përfundimisht rreth mundësisë së angazhimit të përforcimeve gjatë afatit kalimtar të janarit, gjatë periudhës festive.

Los Blancos vuajnë nga disa mungesa përfshirë mesfushorin Luka Modric.

Por, Ancelotti ende nuk ka marrë një vendim final nëse do të blejë gjatë janarit.

“James ka një problem të vogël por pres që së shpejti të rikthehet në stërvitje”, deklaroi Ancelotti.

“Deri sa të mësojmë më shumë për gjendjen e Modricit, nuk do të marrim një vendim final rreth blerjeve, e kjo do të ndodhë pas Krishtlindjeve”, u shpreh ai.