Ancelotti: Në futboll, vetëm kjo gjë ju duhet!

Carlo Ancelotti ka befasuar me deklaratën e tij.

Sport

23/10/2018 15:01

Carlo Ancelotti ka thënë se ai kishte shumë fat në karrierën e tij si trajner.

Kur u largua nga Juventusi, ai ka pranuar se ishte shumë afër të kalonte te Parma, por më pas e telefonoi Milani.

“Në karrierën time si trajner, isha shumë me fat”, ka thënë Ancelotti për ‘France Football’, përcjell “lajmi.net”.

“Kur u largova nga Juventusi, kisha një marrëveshje me Parmën, por më pastaj më telefonoi Milani”.

“Historia do të ishte më ndryshe po mos ta kisha këtë ecuri, por edhe tani jam i lumtur që jam pjesë e Napolit dhe mendoj se jam në vendin e duhur”.

Në futboll, ju gjithmonë keni nevojë për pak fat, pasi gjërat nuk rrjedhin sipas gjërave që i planifikoni”, ka thënë më tej trajneri italian që është njëri ndër më të suksesshmit në botë. /Lajmi.net/