Ancelotti: Ky ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Carlo Ancelotti beson se Juventus është kandidat për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/11/2016 09:02

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka përmendur Juventusin si kandidat për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

“Bianconerët” kanë sjellë përforcime të mëdha në ekip gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, Ancelotti beson se ish skuadra e tij mund të luftojë për trofeun më të madh për klube.

“Në Evropë nuk e shoh një favorit kryesor”, deklaroi Ancelotti për mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

“Juventus është një prej skuadrave që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.