Ancelotti: Jam krenar për skuadrën e Napolit

Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë të ndjejë keqardhje për eliminimin nga e Liga e Kampionëve, duke i përgëzuar lojtarët për paraqitjet në këtë garë.

Sport

12/12/2018 08:20

Napoli ishte shumë afër të kalonte në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por humbja 1:0 në ‘Anfield Road’ nga Liverpool, bëri që skuadra italiane të pajtohet me kalimin në Ligën e Evropës.

“Ishim shumë afër në fund, por jam shumë krenar për lojtarët e mi për mënyrën se si ata kanë luajtur në një grup shumë të vështirë”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk do të ketë ndonjë keqardhje. Do të ishte një arritje e mrekullueshme nëse do të kualifikoheshim”.

“E dinim që Liverpool do të na shkaktonte shumë presion. Intensiteti ishte shumë i ndryshëm nga loja e parë kundër tyre”.

“Ju nuk mund të prisni të shkoni në një vend si Liverpool dhe të krijoni dhjetë raste”./Lajmi.net/