Alves transferohet në PSG

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, do të transferohet në Paris Saint-Germain, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

22/05/2015 13:41

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi brazilian është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferim në Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Ish futbollisti i Sevillas nuk do ta vazhdojë kontratën e tij në Camp Nou, dhe do të largohet si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Në Parc des Princes atij i është ofruar kontratë trevjeçare me vlerë prej tre milionë euro në vit.