Alves te Juventus? Chiellini e ka një mesazh për të

Mbrojtësi i Giorgio Chiellini është përgjigjur në mënyrë interesante kur është pyetur në konferencën për shtyp për mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alves, i cili është shumë afër transferimit te Juventus.

Sport

27/05/2016 18:32

Chiellini u përgjigj me humor, duke i uruar në njëfarë mënyre mirëseardhje Alvesit.

“Alves? Shpresoj që ai të luajë edhe shumë finale tjera të Ligës së Kampionëve, por jo më nën fanellën e Barcelonës”, deklaroi Chiellini, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai e konsideroi filozofinë e klubit nga Torino si më meritoren për faktin se shumë yje të futbollit evropian duan të luajnë nën fanellën bardhezi.