Alves, ndërhyrje ‘kriminale’ ndaj Costas

Përforcimi i ri i Chelseas, Diego Costa ishte cak i një ndërhyrje jashtëzakonisht të rrezikshme nga mbrojtësi i Fenerbahces, Bruno Alves, në ndeshjen e tyre miqësore të premten mbrëma.

Sport

09/08/2014 10:26

Qendërmbrojtësi i Fenerbahces, Bruno Alves duket se nuk e kishte të qartë se ballafaqimi i skuadrës së tij kundër Chelseas të premten mbrëma kishte karakter miqësor.

Portugezi ndërhyri në mënyrë shumë të ashpër ndaj sulmuesit të ri të Chelseas, Diego Costa, duke rrezikuar të lëndojë seriozisht brazilianin e natyralizuar në spanjoll.

Përforcimi i ardhur nga Atletico Madrid u përplas shkurt me Alvesin pas ndërhyrjes, por fatmirësisht shpëtoi nga më e keqja.