Aloe Vera mund të durojë deri në dy javë pa ujë

Që kur kemi mësuar më shumë për përdorimet e xhelit të aloe verës, sigurohemi që mos të na mungojë asnjëherë në shtëpi, në një formë apo në tjetrën.

Fun

20/04/2018 11:28

E blejmë me shishe, në kavanoza apo tubeta, pa e ditur se këtë të fundit mund ta përftojmë direkt nga bima.

Duke qenë një bimë tropikale, shumë prej nesh mendojnë se do ishte e kotë ta mbillje në vazo në ballkon, por në këtë artikull LIVING do t’ju mësojë më shumë rreth kësaj bime, se si ta mbillni e të kujdeseni për të.
Aloe vera është një bimë që mund të rezistojë gjatë pa ujë! Ujiteni lulen një herë në dy javë derisa i gjithe dheu të lager.

E rëndësishme është që dheu të jetë i lagësht në mënyrë që ajo ta thithë këtë të fundit graduialisht për ditët në vijim ! Përdorni vazo të baltës në vend të plastikeve dhe sigurohuni që t’i mbushni gjysmë për gjysme me dhé dhe rërë. Mos e ujisni sërish nëse dheu nuk është tharë, sepse kjo gjë do të shkaktonte kalbjen e lules.
Aloe kërkon temperaturë relativisht të lartë për t’u rritur dhe pa rrezet e diellit do të thahej.

BURIMI: GOODHOUSEKEEPING