Allegri zgjedh mes Higuanit dhe Kane

Massimiliano Allegri është paraqitur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Juventus – Tottenham.

Sport

12/02/2018 19:54

Këto dy skuadra, nesër (e martë) do të ballafaqohen mes vete në 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit është pyetur se cilin sulmues do të zgjidhte mes Higuainit dhe Kane.

“Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja mes Higuainit dhe Kane, unë do të merrja ‘Pipitën’, edhe pse Kane është një sulmues i klasit botëror”, ka deklaruar Allegri./Lajmi.net/