Allegri tregon se çka do të bëjë Ronaldo te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka besim se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të shënojë gola edhe në Serie A.

Sport

26/07/2018 21:14

33 vjeçari portugez ka pasuruar Serie A me transferimin nga Real Madrid te Juventus.

Allegri ka refuzuar të flas për skemat e reja te Juventusit me Ronaldon në formacion, duke thënë se përshtatja nuk do të jetë aspak problem për golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve.

“Ronaldo do të luajë ku ka luajtur gjithmonë”, ka thënë Allegri.

“Dhe ai do të shënojë gola, siç ka bërë gjithmonë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/