Allegri tregon arsyen e dështimit ndaj Genoas

Massimiliano Allegri ka komentuar dështimin e Juventus për të arkëtuar tre pikë ndaj Genoas.

Sport

21/10/2018 12:29

Sipas trajnerit italian, barazimi i Manchester United ishte ajo çka i dekoncentroi lojtarët, transmeton lajmi.net.

“Lëshuam ndeshjen pas një starti të mirë. Pësuam gol pasi na humbi fokusi” ka thënë Allegri për “Sky Sport Italia”.

“Në një pikë të ndeshjes luanim me mendjen në Manchester. Janë situata që nuk duhet të ndodhin. Duhej të fitonim” ka vazhduar italiani.

Edhe pse barazoi, Juve ende është lidere në tabelë, madje shkëputet me katër pikë nga Napoli.

Në mesjavë, “zonja e vjetër” takohet me “djajtë e kuq” në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/