Allegri: Nëse mendoni se Juventus ….. më mirë shkoni te mjeku

Massimialiano Allegri ka bërë një deklaratë interesante pas fitores ndaj Fiorentinës.

Sport

10/02/2018 08:19

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka reaguar ndaj kritikëve pas fitores së vështirë 2:0 ndaj Fiorentinës në Serie A.

“Bianconerët” vuajtën por në fund fituan me golat nga Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain.

Pas ndeshjes, Allegri ka bërë një deklaratë interesante.

“Nëse dikush mendon se Juventus duhet ta dominojë çdo ndeshje, edhe në Champions, më mirë le ta gjejë një mjek për t’u shëruar. A e kuptuat?”, deklaroi Allegri në konferencë për media. /Lajmi.net/