Allegri: Juventus, vjen Sturaro

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se mesfushori Stefano Sturaro do t’i bashkohet klubit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

27/01/2015 12:35

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar ardhjen e mesfushorit Stefano Sturaro, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Bianconerët ende nuk kanë sjell ndonjë përforcim, por Allegri ka pranuar se Sturaro do t’i bashkohet kampionit të Italisë, nga periudha e huazimit në Genoa.

“Futbollisti, ardhja e së cilit është e pashmangshme është Sturaro. Pastaj për të tjerët, do të shohim, ka ende kohë deri në fund të afatit kalimtar”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Parmës në Kupën e Italisë.