Alkooli, faktor pengues si për performancën ashtu edhe për procesin e rënies në peshë

Nëse se keni ditur, trupit të njeriut i duhen 3 javë kohë për të rikuperuar plotësisht nga alkooli i konsumuar gjatë vetëm një nate të “çmendur”.

Lifestyle

14/03/2016 13:02

Kjo do të thotë që për tri javë rresht muskujt tuaj nuk do të funksionojnë maksimalisht, fijet muskulore nuk do të aktivizohen mjaftueshëm, muskujt tuaj nuk riparohen përshtatshëm, gjendja juaj mendore nuk do të jetë plotësisht e kthjellët si dhe ndjeshmëria dhe ekuilibri juaj do të bien ndjeshëm.

Konsumimi i alkoolit po ashtu do të zvogëlojë fuqinë, performancën nuk gjasat për ta rritur këta parametra me anë të ushtrimeve gjatë kësaj periudhe janë shumë të vogla.

Në anën tjetër, për të gjithë ata të cilët për qëllim kanë rënien në peshë, mjaftojnë vetëm dy gota alkool për ta ngadalësuar procesin e oksidimit të yndyrës për rreth 90% dhe kjo gjendje zgjatë për të paktën 4 orë.

Alkooli në trupin tonë nuk ruhet në asnjë formë dhe kurdo që fusim substanca të tilla në trup, ato fillojnë të procesohen menjëherë. Nëse gjatë kësaj kohe konsumojmë çfarëdo lloj ushqimi, organizmi nuk do të mund ta shfrytëzojë atë si energji deri atëherë kur trupi jonë të pastrohet plotësisht nga alkooli dhe ndërkohë, tërë sasia e konsumuar e ushqimit do të përpunohet dhe ruhet si yndyrë.

Në një studim i publikuar në Angli mbi ndikim e alkoolit në shëndet, vërtetoj se dëmi i shkaktuar nga alkooli në natën e “çmendur” e ka efektin e njëjtë sikur të konsumohen nga 3 pije standarde me alkool çdo ditë, gjatë tërë javës.

Nëse qëllimi juaj është rritja e performancës, eliminimi i yndyrës apo rritja e masës muskulore, uleni në minimum konsumimin e tij apo hiqni dorë përgjithmonë.