Alfa Romeo Disco Volante debuton në Geneva Motor Show

Gati se të gjithë u mahnitëm me Alfa Romeo Disco Volante që debutoi në vitin 2012 në Geneva Motor Show. Ky model është kombinim i modeleve të viteve 60’ta por i modifikuar që të duket modern. Koncepti i këtij modeli që karakterizohej me ngjyrën e kuqe, tërhoqi lëvdata për dukjen e mirë, sa që harruan…

Auto & Tek

03/03/2014 23:27

Gati se të gjithë u mahnitëm me Alfa Romeo Disco Volante që debutoi në vitin 2012 në Geneva Motor Show.

Ky model është kombinim i modeleve të viteve 60’ta por i modifikuar që të duket modern.

Koncepti i këtij modeli që karakterizohej me ngjyrën e kuqe, tërhoqi lëvdata për dukjen e mirë, sa që harruan të përmendin brendësinë e veturës që ishte një monstrum në vete, me motor 450 kuaj fuqi dhe një shpejtësi prej 0 në 60mph për 4.2 sekonda.

Alfa Romeo me këtë model tenton të sjellë nostalgjinë, dhe të rikthejë kohën e vjetër.

Në një kohë kur markat e veturave po investojnë në sjelljen e koncepteve të reja ultra-moderne, Alfa Romeo po e bën të kundërtën.

Ky model do të prezantohet në Geneva Motor Show dhe pritet që të korrë sukses dhe të marrë kritika të mira.