Alexis Sanchez gëzon tifozët e Arsenalit

Alexis Sanchez do të rikthehet në stërvitje te Arsenali ditën e diel.

Sport

27/07/2017 18:58

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, gjatë një konference për shtyp.

Ai ka thënë se së bashku me Sanchez, të dielën do të rikthehet në stërvitje edhe Shkodran Mustafi.

“Alexis dhe Mustafi, stërvitjen e parë do ta kenë të dielën, në ditën që ne luajmë kundër Sevillas”, ka deklaruar Wenger.

Kujtojmë se e ardhmja e Sanchezit ende mbetet e paqartë, por ky rikthim në stërvitje jep shpresë për qëndrim në ‘Emirates Stadium’./Lajmi.net/