Albert Bunjaki flet për humbjen e Kosovës nga Turqia

Albert Bunjaki ka folur për humbjen 2:0 të Kosovës nga Turqia, në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Sport

12/11/2016 20:21

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nëse ekipi i tij do të mbahej edhe 15 minuta më shumë në pjesën e dytë, loja do të ishte më ndryshe.

“30 minutat e parë ishin të rëndësishëm. E dinim se do të kishim shanse, në aspekte taktike ka qenë ndeshja jonë më e mirë”, deklaroi Bunjaki për SuperSport, përcjell lajmi.net.

“Pas dy golave ka qenë e vështirë në aspekte psikologjike, po të mbaheshim edhe 15 minuta do të ishte më ndryshe. Prej lojës në lojë po tregojmë pjekuri, kemi organizim, lojtarët po marrim përvojë”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.