Alban Meha me pagë të “çmendur” te Al Nassr

Ish futbollisti i kombetare shqiptare Alban Meha do të përfitojë 2 milionë dollarë në sezon te klubi i ri Al Nassr, duke u bere keshtu nje nga me te paguarit.

Sport

17/07/2016 12:21

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha, ditë më parë u transferua nga Koniaspor te Al Nassr, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Ajo që bie në sy është paga marramendëse që Meha merr te Al Nassr. Bëhet fjalë për një pagë rreth trefish më të lartë se te Koniaspor që përafërsisht do të jetë 2 milionë dollarë në sezonm transmeton Lapsi.al.

Ndërkaq, në faqen e internetit të Koniasporit, emri i Mehës nuk figuronte mes lojtarëve të regjistruar në këtë sezon dhe për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.