Aksident në Divjakë, humb jetën një 22-vjeçar

Një ri ka humbur jetën në fshatin Mërtish të Divjakës. I riu me 22 vjeç, Jovan Rrushi, është përplasur me makinën e tij Benz me murin e një shtëpie. Ai ishte banor i fshatit Gungas. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:30, në mesnatë.

Lajme

09/01/2017 08:19

Policia e Lushnjes njoftoi paraprakisht se “më datën 9 janar 2016, ora 1:30 , në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj, në fshatin Mërtish, shtetasi J.Rr, 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 567 NM ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”.