Aksident në Dajt, vdes vajza 3-vjeçare
Një 3-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e pasdites së të hënës në zonën e Dajtit.

Lajme
Automjeti me targë AA416LY, që drejtohej nga shtetasi me inicialet F.O., ka përplasur të miturën në rrugë. 3-vjeçarja është shoqëruar menjëherë në spital, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, një tjetër shtetase ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes së rëndë.