Ahmet Isufi: AAK-ja hyn e vetme në zgjedhje

AAK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje. Kështu thotë nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, i cili thotë se koalicionet do të bëhen pas zgjedhjeve me partinë e cila ka programin më të përafërt me Aleancën.

Lajme

31/03/2014 05:59

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se partia e tij ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të garojë e vetme. Ai tha se koalicioni me LDD ka qenë vetëm për zgjedhjet lokale.

Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Isufi ka thënë se AAK-ja pretendon të dal e para në zgjedhje me më pas në bazë të programit do të bëjë dhe koalicionin qeverisës.

“AAK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, duke i ftuar të gjithë ata që kanë vullnet për t’iu bashkuar programit dhe vizionit të AAK-së”.

“Unë e di qëndrimin e AAK-së dhe konsideroj se është qëndrim i drejtë të shkohej në zgjedhje si parti politike e cila ka identitet”.

“Koalicioni me LDD ka qenë në zgjedhjet lokale. AAK-ja është aprti politike e cila në zgjedhje parlamentare do të garojë e vetme”.

“Pretendojmë të jemi partia e parë politike në vend, kurse sa iu përket koalicioneve, ato i përcaktojmë përafrimet e programeve politike. Do t’i shohim programet që do të dalin në skenë dhe nga ato programe do të shohim se kënd mund ta kemi partner në qeverisje”, ka thënë Isufi për Epoka e Re.