Aguero zbulon emrin e klubit ku do të luajë pas Man Cityt

Sergio Aguero do të rikthehet në Argjentinë pas aventurës në Manchester City.

Sport

09/11/2017 07:34

Sergio Aguero planifikon të rikthehet në vendlindjen e tij në Argjentinë pas përmbylljes së aventurës në Manchester City.

Sulmuesi ka thënë se synon ta respektojë kontratën e tij me klubin nga Premierliga, e vlefshme deri në vitin 2019.

Por, pastaj planifikon t’i bashkohet klubit argjentinas, Independiente.

“Ideja ka qenë gjitmonë të kthehem në Independiente kur të skadojë kontrata ime në Manchester City më 2019”, deklaroi Aguero nga përgatitjet me Argjentinën, përcjell “lajmi.net”.

“Kam opsionin për të vazhduar edhe për një vit në City, që është si opsion i ri”, u shpreh ai. /Lajmi.net/