Aguero vazhdon në Man City

Sulmuesi Sergio Aguero ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Manchester City. Ylli argjentinas insiston se do ta respektojë marrëveshjen e re me kampionin e Premierligës.

Sport

15/08/2014 00:03

Vazhdojnë kontratat e reja të futbollistëve kryesorë të kampionit të Premierligës, Manchester City.

Pas mesfushorit Samir Nasri, mbrojtësit Vincent Kompany, tani edhe sulmuesi Sergio Aguero ka nënshkruar kontratë të re afatgjate në Etihad.

Ylli argjentinas ka vazhduar qëndrimin e tij në Manchester City në marrëveshje të re pesëvjeçare deri në qershor të vitit 2019.

“Çdo vit flitet për një rikthim timin në Spanjë por unë do të mbetem këtu deri në skadim të kontratës time”, deklaroi Aguero për faqen zyrtare të Manchester Cityt.