Aftësia e kësaj vajze do të ju lë pa mend (Foto)

Një vajzë japoneze e quajtur Hikaru Cho është një artiste e pikturimit të trupit dhe një eksperte e iluzionit. Shikoni se çfarë ka krijuar ajo me vizatimet e saj nëpër trupa të njerëzve të ndryshëm.

Fun

13/11/2014 14:04

Duke përdorur aftësi tepër realiste për të pikturuar trupin, Hikaru krijon copa arti që e transformojnë trupin e njeriut në diçka që është shumë e papritur.

Ajo filloi profesionin për pikturimin e trupit vetëm 2 vite më parë, rastësisht. “Dëshiroja të pikturoja diçka në shtëpi por mu harxhuan letrat dhe isha shumë përtace për të marrë të reja. Kështu që fillova t’i vizatoja duart”, tha ajo, transmeton Lajmi.net.

Rezultati doli shumë mahnitës, kështu që Hikaru vendosi që në vend se të përdorë letër për të pikturuar, këtë pikturim ta bëjë në trupat e njerëzve.

Ajo ka krijuar disa arte që janë aq reale, sa që e fut mendjen e njeriut në konfuzion. Ajo thotë se zakonisht kjo punë i merr 3-5 orë në ditë.

Hikaru ka krijuar edhe disa pikturime të trupit që e shëndrrojnë një njeri në një robot dhe gjithashtu ajo ka bërë pikturim të trupit sikur të ishte fotografim rëntgen, transmeton Lajmi.net.

Punimi më i fundit i saj ishte një pikturim që shfaqë qelizat në burg, të pikturuar në kokën e një personi.

Shikoni punimet e Hikaru-së që do të ju lënë pa mend.